Formula 1, Sebastain Vettel triumfon për herë të parë në shtëpi
Suksesi i munguar në Nurburgring, ishte një njollë në karrierën e tij, pasi kampioni i botës, Sebastian Vettel kurrë nuk kishte mundur të triumfonte më parë në shtëpi e tij. Pasi kishte fituar në të gjitha cirkuitet e mundshme të Botërorit, piloti i Red Bull më në fund vuri vulën e tij dhe në Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke marrë një sukses kundër fatit dhe kundër strategjive të kundërshtarëve, me Kimi Raikonen që rivalizoi me kampionin e botës deri në finish, me vetëm një sekondë diferencë.Vettel arriti të siguroi fitoren e tij duke dominuar nga fillimi deri në fund, pavarësisht ndërhyrjeve në pistë të makinës së sigurisë pikërisht në momentin kur piloti gjerman kishte marrë arratinë, pasojë e një defekti në motorrin e makinës së Biankit që terrorizoi komisarët e garës. Përsa i përket zhvillimit të garës pas Raikonen, që përfitoi në maksimum nga strategjia e skuadrës së tij Lotus, u rendit shoku tjetër i skuadrës Sebastian Grosjean, i cili plotësoi edhe podiumin e kësaj fundjave. Fernando Alonso përfundoi në vendin e katërt, pasojë dhe e strategjisë së gabuar të Ferrarit të nisur që në provat zyrtare kur preferoi gomat e mesme.Për më tepër spanjolli vuajti sidomos dhe në fillim ku Ljuis Hemilton, që në fund përfundoi i pesti e mbajti për një kohë të gjatë nga pas duke mos e lejuar që në start që të synonte një parakalim ndaj Raikonen. I gjashti u rendit ndërkohë Baton, i ndjekur nga Ueber, Perez, Rosberg dhe Hulkenberg që gjithashtu arriti të hyjë në zonën e pikëve.Në renditjen e përgjithshme Vettel shkëputet në 34 pikë nga ndjekësi më i afërt, spanjolli Alonso duke hedhur një tjetër hap të rëndësishem drejt titullit botëror të radhës.