Andy Murray tenisti Britanik që fiton Embledonin pas 77-vitesh
Andy Murray ka hyrë në historinë e Tenisit duke i dhënë Britanisë së madhe trofeun e Uimbelldonit pas 77-vitesh.Tenisti britanik mundi në finalen e këtij turneu numrin 1 të botës, Novak Xhokoviç. Me fitoren ndaj tenistit serb, Murray plotësoi jo vetëm dëshirën e tij të madhe për t'u bërë kampion i turneut më të vjetër dhe më të famshëm në botë, por edhe të mbarë Britanisë së Madhe, të cilës iu deshën plot 77 vjet pritje për të rikthyer titullin e fituesit në Britani.I fundit që fitonte këtë trofe nga tenistet Britanik ishte Fred Perry në vitin 1936, vit në të cilin Murray as që kishte lindur akoma.26-vjeçari skocez ia doli mbanë të ngrejë lart në qiellin londinez trofeun më të lakmuar të sportit të tenisit, për më tepër duke triumfuar në finalen e madhe pikërisht ndaj numrit 1 të botës Novak Xhokoviç. Fitorja 3-0 e britanikut ndaj numrit 1 të botës në tenis, ishte një surprizë më vete pasi askush nuk e priste një rezultat të tillë, duke parë që përballë ishte tenisti i mirënjohur serb, Xhokaviç. Në Senter Kourt, tenisti numër 1 i botës luftoi deri në fund, madje deri aty sa për t'i anuluar plot 3 matç point por në fund fitues u bë tenist britanik.Murray vulosi përfundimisht fitoren me rezultatin 6-4, 7-5, 6-4, në një ndeshje që zgjati plot 3 orë. Kjo dyshe takohet për herë të tretë në 4 finalet e fundit të turneve Grand Slem si për të na treguar se të gjithë duhet të mësohemi me këtë realitet të ri, pas duelit Nadal - Federer.