Tenistët Djokovic dhe Murrey përballë në finalen e Wimbledon

Novak Xhokoviç është finalisti i parë i turneut të Wimbledon-it pas një fitoreje epike ndaj argjentinasit Huan Martin Del Potro. Tenisti argjentinas ndonëse i dëmtuar rivalizoi gjatë gjithë kohës me numrin 1 të botës. Tenisti serb qëndroi në fushë për plot 4h e 44’ për të triumfuar 6-3 në setin final ndaj argjentinasit, që luftoi së tepërmi, aq sa i anuloi edhe 2 metç point në setin e katërt.Ishte një tenis i një niveli mjaft të lartë ai që u shfaq në Senter Kurt, por që në fund Xhokoviç ia doli mbanë për të fituar krejt sfidën me rezultatin 7-5, 4-6, 7-6, 6-7 dhe 6-3 duke siguruar finale e dytë në karrierë që do të luhet në "All England Klab".Kjo ndeshje thriller hyn në histori si gjysmëfinalja më e gjatë në historinë e Uimbelldonit. Për Djokovic kjo ishte gjysmëfinalja e 13 radhazi në karrierë në turnetë e mëdhenj dhe 26-vjecari serb i cili dy vjet më parë fitoi 3-1 ndaj Rafael Nadal do të kërkojë titullin e tij të 7 të Kategorisë Grand Slem.Në gjysmëfinalen tjetër mes Endy Mërrej dhe Polakut Janoviç u vu re qartë një dominim i Tenisit Mërrej i cili pavarësisht se e nisi takimin me humbjen në setin e parë 6-7, u rikthye fuqishëm në 3 sete duke merituar fitoren në total 6-7, 6-4, 6-4, dhe 6-3.Për tu theksuar në këtë takim ishte fakti se dueli u ndërpre për 20 minuta pasi organizatorët vendosën të mbyllnin çatinë e impiantit. Finalja e Uimbledon do të jetë një betejë epike dhe plot spektakël pasi përballë do të jenë dy tenistët Novak Xhokoviç dhe Endy Merrej.