Marotta heq dorë nga Jovetiç premton blerjen e Ogbonas
Drejtori sportiv i klubit të Juventusit, Giuseppe Marotta, duket se është lodhur nga përpjekjet e deritanishme për të transferuar Stevan Joveticin nga Fiorentina drejt Torinos.Malazezi 23-vjeçar ka qenë një nga objektivat madhorë të skuadrës së Zonjës së Vjetër, në këtë merkato verore, por telenovela e gjatë dhe mosarritja e një marrëveshje me drejtuesit e skuadrës vjollcë ka bërë që Marota ti japë fund për momentin kësaj telenovele duke u dorëzuar në arritjen e këtij objektivi. Ndoshta kjo edhe si shkak i dy sulmuesve të ri Tevez dhe Lorente që i janë bashkuar në orët e fundit skuadrës.Gjatë prezantimit të Lorentes, i pyetur për blerjen e Jovetiç, Marota është shprehur se: "Jovetiç nuk do të vijë këtu falë raporteve, jo shumë të mira që ekzistojnë mes nesh dhe Fiorentinas. Ajo që nuk ndodhë sot, nuk mund të ndodhë nesër, vetëm në rast se Fiorentina na jep si huazim pa pagesë ose pranon ofertën tonë", ka deklaruar Marotta.Përveç se ka shpjeguar situatën rreth Jovetiç, Marota u ka premtuar tifozëve edhe një përforcim tjetër që kësaj radhe do të jenë në repartin e mbrojtjes."Ne do të bëjmë maksimumin që të sjellim në skuadër mbrojtësin e Torinos, Angelo Ogbonna. Ky është synimi ynë për momentin. Tratativat me drejtuesit e skuadrës së Torinos janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejtë do të njoftojmë arritjen e marrëveshjes", bëri të ditur drejtori sportiv i bardhezinjëve.Me blerjet e deritanishme dhe me Ogbon në pritje, Juventus duket se dalëngadalë është pranë mbylljes së objektivave të kësaj merkato edhe pse deri në fund ndryshime të tjera mund të ndodhin, pasi nuk përjashtohen as largimet e mundëshme, sidomos në repartin e mbipopulluar të sulmit.