Anceloti kërkon me çdo kusht Vidal, por Juventus nuk pranon
Karlo Ançelotti e do me çdo kusht Arturo Vidal nën urdhërat e tij, ndërsa të njëjtin mendim me trajnerin ndajnë edhe drejtuesit e tjerë të Real Madrid, me në krye presidentin Florentino Perez. Në Spanjë janë thuajse xhelozë që nuk mund t'i afrohen mesfushorit , aq sa kur Juventusi nuk pranoi që ta bënte 24-vjeçarin pjesë të bisedimeve për kartonin e Gonzalo Higuain, ata vendosën që t'i mbyllin kontaktet me bardhezinjtë dhe ta dërgojnë sulmuesin e tyre drejt Arsenal.Por, mesa duket, edhe kampionët e Italisë ia kanë kthyer me të njëjtën monedhë. Trajneri i madrilenëve Ançelotti kërkon që Vidal të jetë pjesë e skuadrës së tij ndërsa vetë presidenti Perez po tenton që të bindë Juven që të lërë të lirë mesfushorin e tyre. Sipas të përditshmeve në Spanjë por edhe atyre në Itali numri 1 i "Galaktikëve" Perez ka biseduar me homologun e tij, Andrea Agnelli, duke i bërë këtij të fundit një ofertë prej 25 milionë eurosh, plus kartonin e mesfushorit argjentinas, Angel Di Maria.Por përgjigja e Juventusit ka qenë nga ato të qartat dhe të prerat: "Vidal nuk do ua japim kurrë, maksimumi mund t'ia shesim kujtdo tjetër por jo juve". Nga kjo përgjigje e prerë e Zonjës së Vjeter arrihet të kuptohet qartë se marrëdhëniet mes dy klubeve duket se nuk janë ato të viteve më përpara.Me pak fjalë, Reali duket shkaku kryesor i krisjes së marrëdhënieve pasi ishin vetë spanjollët ata që u tallën me Juventusin rreth bisedimeve për Higuain. Edhe pse oferta e Galaktikëve duket shumë e majme bardhezinjtë nuk dëshirojnë të lënë të lirë një nga lojtaret më potencial në skuadër ndaj edhe përgjigja vazhdon të mbetet një jo e madhe për Madrilenët.