De Biasi flet rreth transferimeve të Mavraj dhe Hysaj

Kur flitet për merkato të lojtarëve shqiptarë, sidomos kur bëhet fjalë për në Itali, gjithmonë në mes futet edhe trajneri i kombëtares tonë, Xhani De Biazi. Ky i fundit ka qenë dhe mbetet gjithnjë një urë lidhëse mes klubeve të Seria A dhe lojtarëve të ekipit tonë përfaqësues, të cilin ai e drejton prej më shumë se 18 muajsh.De Biazi së fundmi ka dhënë një intervistë për "Radio Sei", e cila tenton të jetë një zë më shumë pro Lacios. Në intervisten e tij numri 1 i pankines kuqezi, i cili ka bërë një ekspoze të tre lojtarëve që ai drejton: Lorik Canës, Mërgim Mavrajt dhe Elseid Hysajt, që të tre lojtarë të cilet mund të bëhën bashkë te kryeqytetasit. Siç dihet, i pari luan për lacialët, prej dy sezonesh tashmë. I dyti u përmend para pak ditësh si një afrim i mundshëm, por më pas gjithçka u përgënjeshtrua. Dhe i treti është në bisedime intensive për të veshur fanellën bardhekalter që nga sezoni i ri futbollistik."Jam i bindur se Mërgim Mavraj do të luajë në Serinë A. Nuk e di nëse do jetë Lacio skuadra e tij më e re apo ndonjë tjetër, por gjithsesi unë ia kam këshilluar që kohë më parë Igli Tares këtë futbollist. Është djalë i zgjuar, i cili në një ambient si Roma mund të rrijë pa pikë problemi, natyrisht duke dhënë kontribut", - ka thënë trajneri i kuqezinjve sa i përket mbrojtësit që luan te Grojter Fyrthi në Gjermani.Më tej tekniku kuqezi është ndalur te Elseid Hysaj."Është një djalë i pjekur, edhe pse i datëlindjes 1994. Sezonin e fundit luajti thuajse në të gjitha ndeshjet rregullisht tek Empoli. Është një lojtar tejet interesant, me të dhëna të mira, forcë fizike dhe inteligjent. Unë mendoj se këto janë elementë që duhen marrë realisht në konsideratë, paçka se ecuria pozitive varet më pas edhe nga faktorë të tjerë si ambientimi në një klub të madh si Lacio", - ka thënë De Biazi.Ndërsa në lidhje me Canen tekniku italian është ka thënë se: "Është një lider i padiskutueshëm. Nëse ka fat dhe nuk ka probleme fizike, sipas meje mund t'i japë akoma më shumë kësaj Lacio", - ka përfunduar intervisten e tij De Biazi për "Radio Sei".