Ricardo Kaka drejt rikthimit në Brazil

Edhe pse u duk se me ardhjen e Anchelotit në krye të skuadrës së Real Madrid u duk se te Kaka u rikthye buzëqeshja, sërish telenovela e largimit të tij nga Madrilenët vazhdon të qarkullojë nëpër media dhe kryesisht në ato spanjolle.Sipas të përdtishmes iberike “AS”, që gjendet shumë pranë klubit Mbretëror, bëhet e ditur se Kaka mund të rikthehet të luajë në Brazil. Ndërsa sipas mediave braziliane thuhet se mesfushori i Real Madrit mund të rikthehet të luajë për skuadrën e Sao Paolos, një nga ekipet që edhe sezonet e kaluara ka kërkuar të marrë shërbimet e fantazistit brazilian.Madje në Brazil kanë bërë të qartë edhe shifrat e këtij transferimi që pritet të realizohet në ditët e ardhëshme. Rikthimi i Kaka në Brazil mund të realizohet pasi skuadra braziliane të derdhë 17 milion euro në arkën e ekipit të Galaktikëve, bëhet e ditur në mediat braziliane. Shuma e ofruar nga skuadra e Sao Paolos duket e kënaqshme për presidentin Perez, por i vetmi problem në këtë transferim është dëshira e lojtarit për të qëndruar në Europë.Si Kaka ashtu edhe familja e tij dëshirojnë që aventura në Europë të mos mbyllet kaq shpejt, ndërsa akoma nuk është parashikur se kur do të jetë momenti i duhur për tu rikthyer në vendlindje. Nëse drejtuesit e skuadrës së Sao Paolo arrijnë të bindin fantazistin brazilin për tu rikthyer, atëherë kapitulli i Kakasë për të vazhduar të jetë pjesë e klubeve europiane, mund të mbyllet që në këtë merkato verore. Ardhja e Anchelotit te Real Madrid, mund ti rezervojë më shumë hapsira në skuadër ish lojtarit të tij kur ishte pjesë e Milan, por në deklaratën e tij të pare, tekniku italian u bëri të qartë të gjithëve se do të luajë ai lojtar që meriton më shumë formacionin. Ndaj gjasat që Kaka të rigjejë sërish veten te Real janë shumë të pakte dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.