Chelsea, Real dhe PSG, të gjithë në "luftë" për Kavanin
Sulmuesi i Napolit, Edison Kavani, është kthyer në orët e fundit në lojtarin kryesor të kësaj merkato verore.Paraqitja e shkëlqyer e këtij të fundit me kombëtaren e tij në Kupën e Konfederatave ka bërë që gara për të marrë shërbimet e tij të rritet edhe më shumë. Tre glubet e mirnjohura për miliardat e tyre si Chelsi, PSG dhe Real Madrid do të vazhdojnë të rivalizojnë me njëri tjetrin derisa të vijë edhe zyrtarizimi i tij te njëra prej tre skuadrave të mëdha europiane. Edhe pse flitet prej kohësh për një marrëveshje mes sulmuesit dhe drejtuesve Londinez të Chelsit, sërish Reali dhe PSG nuk ndalen së insistuari për të marrë shërbitet e një prej sulmuesve më potent të momentit. Gazeta e spnjolle “AS”, shkruan për një marrëveshje të sigurt mes El Matador dhe bluve të Londrës, ndërsa në Francë lajmet e fundit që vijnë nga e përditshmja “La Parizien”, bëjnë të ditur se mbrëmë ka patur një takim mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit kryeqytetas. Ashtu si Chelsi e PSG edhe Madrilenët kanë nisur disa axhentë drejt Napolit për të marrë “OK” e Presidentit De Laurentis për kartonin e bomberit Latin. duke parë këto zhvillime të fundit shihet qartë rivaliteti mes tre skuadrave për të bërë për vete "El Matador".Por ajo që do të ndikojë të këtë luftë të madhe do të jetë shuma e ofruar në adresë të presidentit De Laurentis. Ky i fundit ka vendosur një çmimi fiks për kartonin e "Diamantit" të tij, i cili kap shifrën e 63 milion eurove. Skuadra e parë që do të ofrojë këtë shumë do të jetë edhe pretendentja për të marrë sulmuesin e shumëkërkuar në këtë merkato verore. Deri tani Skuadra e Chelsit duket në avantazh pasi ka arritur një marrëveshje me vetë lojtarin ku është rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare me një përfitim prej 8.5 milion eurosh në sezon. Nëse londinezët arrijnë të bindin edhe presidentin e Napolit, De Laurentis, atëherë është e sigurt se lojtari do të veshë fanellën e Chelsit dhe londinezët do të troumfojnë mbi rivalitetin e PSG dhe Real Madrid.