Paulinho te Tottenham, Interi humbet rivalitetitn
Skuadra e Interit duhet të mësohet me një tjetër humbje rivaliteti në merkato, pasi mesfushori brazilian Paulinjo ka zgjedhur kampionatin anglez për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.Edhe pse drejtuesit zikaltër ishin vënë prej kohësh në ndjekje të mesfushorit të Korinthians, skudra e cila ka arritur një marrëveshje me vetë mesfushorin është ajo e Totenham. Sipas “Sport Mediaset”, por edhe mediave britanike bëhet e ditur se tashmë Paulinjo sezonin e ardhshëm do të vëshë fanellën e skuadrës së Spërsave.Mediat italiane dhe ato britanike bëjnë të ditur se mes drejtuesve londinez dhe homologëve të tyre të Korinthians, është arritur një pakt ku thuhet se Paulinjo do ti bashkohet skuadrës së drejtuar nga tekniku Andre Vilas Boas. Për kalimin e mesfushorit të kombëtares së Seleçaos në Londër thuhet në mediat ishullore se janë derdhur në arkat e klubit të Korinthians, plot 20 milion euro. Ndërsa vetë lojtari thuhet të ketë nënshkruar një kontratë 4-vjeçare por akoma nuk jepen detajet e shumës që do të përfitojë te skuadra londineze. Pas publikimit të mediave ndërkombëtare, ky lajm i rëndësishëm i orëve të fundit të merkatos pritet të bëhet zyrtar edhe nga vetë klubi i Totenham dhe lojtari.Kur gjithçka të jetë zyrtare pritet të mësohet edhe data e vizitave mjeksore dhe e prezantimit për mesfushorin Paulinjo i cili do të veshë për herë të parë fanellën e një klubi europian.Paraqitja e shkëlqyer e mesfushorit Brazilian me kombëtaren e tij në Kupën e Konfederatave, ka bindur drejtuesit e Totenham që të hedhin hapin e rëndësishëm për të vënë nën urdhërat e teknikut Villas Boas, një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton verore. Pasi kujtojmë këtu se për shërbimet e tij janë interesuar skuadra me emër si Inter, Roma, Manchester Siti dhe Real Madrid, por në fund lojtari zgjodhi Totenham dhe projektin e kësaj skuadre për të ardhmen.