Lorente ne Itali, sot vizitat mjekësore, nesër prezantimi
Pas gjashtë muajsh pritje sulmuesi spanjoll Lorente më në fund sot do të zbarkojë në Torino për t’iu bashkuar skuadres së Juventusit. Ish bomberi i Atletiko Bilabo ka pritur 6 muaj për të bërë realitet ëndrren e tij. Sot pasdite është parashikuar që ai të mbërrijë në Itali, ku më pas do të udhëtojë drejt Torinos për t'iu nështruar vizitave mjekësore.Ndërsa prezantimi i tij përpara mediave është parashikur për diten e neserme, ku do të mbahet edhe një fjalim. Ashtu siç ndoshi me Tevez edhe interesi për të pritur Lorenten duket se është i madh dhe tifozët bardhezi do ta shoqërojne sulmuesin bask nga aeroporti deri në ambientet e skuadres së Juventusit.Në pritje të Fernado Lorentes drejtuesit e Juventusit vazhdojnë të punojnë në merkato, ku dy objektivat e momentit janë malazezi Jovetiç dhe qendërmbrojtësi Ogbona. Sipas mediave italianë thuhet se dirigjenca bardhezi nuk do të ndalet në luften për të sjellë në Torino ballkanasin e Fiorentines pavarsisht, se në garë së fundmi është futur edhe Real Madrid.Ajo që favorizon Juventusin në këtë aspekt është fakti se vetë lojtari ka shprehur dëshiren për të luajtur me kampionet e Italisë, ndërsa i vetmi problem deri tani është çmimi i lartë i vendosur nga presidenti i Fiorentines Della Valle për kartonin e Jovetiç.Një tjetër përforcim për Juventusin, duket se i përket repartit të mbrojtjes dhe është qendërmbrojtësi Angelo Ogbona.Sipas mediave italiane behet e ditur se mes klubit të drejtuesve të klubit të Torinos dhe atyre të Juventusit është arritur marrëveshja që mbrojtësi italian me origjinë afrikane të veshë fanellen bardhezi në edicionin e ardhshëm. Tani mbetet vetem zyrtarizimi dhe detajet e arritjes së marrëveshjes, pasi gjithçka flitet se është mbyllur.