Arsen Wenger kërkon Torres te Arsenal

Në pritje të vendimit përfundimtar për të kompletuar transferimin e Gonzalo Higuain nga Real Madrid drejt Londrës, menaxheri dhe njëkohësisht trajneri i Arsenal, Arsene Venger, është duke u përpjekur që të bëjë një tjetër goditje të madhe në merkato. Francezi kërkon që këtë vit të jetë rival i denjë për titullin kampion në Premier Ligë dhe për të arritur këtë qëllim ai kërkon fillimisht të kompletojë sulmin me dy lojtarë të rëndësisheëm dhe me peshë në arenën ndërkombëtare. Edhe pse flitej se stafi drejtues ishte venë në kërkim të sulmuesit britanik Runei, së fundmi mediat angleze flasin për një objektiv tjetër madhor që është bomber i Chelsit, Fernando Torresi.Mediat nga ishulli raportojnë se "El Minjo" i ka ditët e numëruara në Stemford Bridxh dhe gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Blutë e Londrës pasi sulmuesi Iberik është jashtë planeve të teknikut, Hoze Mourinjo. Tabolidi “Dely Meil” bënë të ditur se Torres, i cili ishte në Brazil i angazhuar në Kupën e Konfederatave, gjatë kësaj jave do të flasë me Mourinjon në mënyrë që të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij.Mësohet se Arsenal është duke e vëzhguar situatën e ish-yllit të Liverpoolit dhe "Topçinjtë" janë të gatshëm të nisin ofertën në adresë të Chelseas për spanjollin. Sipas mediave angleze thuhet se oferta e bërë gati nga ana e Arsen Venger për presidentitn Abramoviç është rreth 20 milion paund, të ardhura këto që drejtuesit e Chelsit mund ti përdorin për të sjellë në Londër bomberin uruguain, Edison Kavani. Nëse ky i fundit do të transferohet në “Stemford Britdxh” atëherë gjithëçka bëhet më e lehtë edhe për Venger, i cili ka shprehur qartë dëshirën për të patur nën urdhëra një sulmues të rrezikshëm para porte si El Minjo, që pritet të formojë dyshen e sulmit të Topçinjve së bashku me argjentinasin Higuain.