Chelsea insiston për Cavanin, gati 43 milion paund
Drejtuesit e skuadres së Chelsea vazhdojnë të insistojnë për të marrë shërbimet e sulmesit të Napolit, Edison Kavani. Pasi kanë bindur bomberin latin për tu transferuar në Londer, presidenti Abramoviç dhe stafi i tij drejtues po bëjnë të pamunduren që të bindin edhe presidentin e Napolit Aurelio De Laurentis. Sipas mediave italiane dhe atyre britanike behet e ditur se pas sulmit të javes së kaluar blutë janë hedhur serish në sulm për të blerë përfundimishtë kartonin e EL Matador.Sipas tabloidit “Daily Mirror” thuhet se Abramoviç është i gatshem të derdhë në arkat e Napolit Shumen e 43 milion paund, afërsisht mbi 50 milion euro. Oferta e britanikëve është e përafërt me atë që kërkon presidenti De Laurentis, por jo 60 milion euro aq sa ai kërkon prej kohesh. Në oret e ardhshme pritet një takim mes palëve për të diskutuar përfundimishtë rreth kësaj telenovele, ndërsa një ndihmesë të madhe në këto tratativa mund të ketë edhe vetë lojtari.Kavani pritet që të niset për në Itali, ku do të bisedojë me Presidentin e tij rreth të ardhmes dhe mundësisë që ai të veshë fanellen e Chelsit në edicionin e ardhshëm. Kujtojmë që mes lojtarit dhe skuadres së Chelsit është arritur një parakontratë, ku Kavani do të firmosë për 5 vite më një përfitim prej 8.5 milion eurosh në sezon, plus bonuseve në varsi të paraqitjes së tij.Lamtumira e Kavanit nga Napoli flitej prej vitesh, por tani duket se ka ardhur momenti i duhur që e ardhmja e tij të vendoset një herë e përgjithmonë.Nëse vetë Kavani dhe Abramoviç arrijnë të bindin presidentin De Laurentis, atëherë kalimi i sulmuesit uruguain nën urdhërat e teknikut Mourinho pritet të jetë çeshtje kohe dhe detajesh.