Manchester United kërkon përforcime në çdo repart
Ndërsa po përpiqet të mbajë në skuadër Uejn Runein, Patris Evran apo Njemanja Vidiç, të cilët kanë kërkuar tashmë largimin, drejtuesit e skuadrës së Manchester po punojnë fuqishëm edhe në merkaton e transferimeve për ti vënë në dispozicion teknikut Mojes kontigjentin e lojtarëve të duhur për sezonin e ardhshëm dhe jo vetëm.Sipas mediave britanike, blerja e parë për këtë skuadër nis nga mbrojtja ku synohet arritja e një marrëveshje me qendërmbrojtësin e Benfikas, Ezequiel Garay. Argjentinasi ka bërë një paraqitje të mirë me skuadrën Luzitane veçanërisht në Europa Ligë ku arriti të jetë edhe finalist i këtij trofeu. Drejtuesit e skuadrës së Djave ndodhen në Portugali për të biseduar me homologët e tyre ndërsa pritet që në orët e ardhëshme të mësohen edhe më shumë detaje rreth një marrëveshje të mundëshme mes palëve.Në mesfushë emri më i madh që po qarkullon në mediat ndërkombëtare si përforcimi i duhur për Manchester United, është talenti spanjoll Thiago Alkantara. Iberiku që deri në sezonin e kaluar mbante veshur fanellën e një prej klubeve më të njohura në botë si Barcelona, pritet të ndryshojë ambient në këtë merkato verore dhe destiancioni më i mundshëm është kalimi në radhët e kampionëve të Premier Ligës në Angli. Kalimin e tij në radhët e United e përforcon më shumë fakti se vetë lojtari ka kërkuar largimin pasi te Barcelona ai nuk po gjen hapsirat e mjaftueshme për të qenë pjesë e formacionit bazë.Në repartin e sulmit pika kryesore pritet të jetë polaku i Dortmundit, Robert Levandovski. Sulmuesi i Borusias së Dortmund është një dëshirë e vjetër e Djajve Britanik, ndaj deri në fund të merkatos ata pritet të bëjnë realitet edhe këtë goditje. Nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve të drejtuesve të Manchester United, atëherë merkato e kësaj skuadre do të përmbushë misionin e saj që edhe pse duket disi i vështirë nuk është i pamundur.