Italia mjaftohet me medalje bronxi

Vendi i tretë në një kompeticion thonë që është gjithmonë ai i ngushëllimit, dhe për Italinë suksesi ndaj Uruguajit është ngushëllues dy herë. Të kaltërit arrijnë të ngjiten në pod në Kupën e Konfederatave, duke mundur 5-4 amerikano-jugorët pikërisht nga pika e bardhë, ajo që i dënoi përballë Spanjës për të mos qenë pjesë e finales së madhe të Marakanas kundër Brazilit. Përballë Buffon magjepsen Forlan, Caceres dhe Gargano që gabojnë të gjithë nga penalltitë duke i dhuruar bronzin e kompeticionit Italisë, që është edhe rezultati më i mirë historik për të kaltërit në këtë turne.Prandelli në fakt nuk kishte shumë zgjedhje në dispozicion në këtë sfidë duke qënë se plot pesë futbollistë ishin jashtë si pasojë e dëmtimeve. Megjithatë historia e sfidës shkruhet më ëmbël për italianët në fillim, pasi në minutën e 24-t e gjejnë veten përpara me Astorin që arrinë të mposhtë shumë pranë zones portierin Muslera.Uruguaj provon të reagojë me Suarez dhe Cavanin. Ky i fundit arrin të shënojë por goditja e tij me kokë rezulton në pozicion jashtë loje. Gjithsesi ylli i Napolit shpërthen në fraksionin e dytë dhe në minuten 58-tën barazon shifrat. Italia është kockë e fortë dhe Diamanti një prej më të mirëve për europianët, shënon një gol perlë në minutën e 72-të me anë të një goditje dënimi që zëvendëson kashtu në mënyren më të mirë të mundshme profesorin Pirlo.Italianët pas këtij avantazhi duken shumë afër medalejes së bronxit por Cavani i kundërpërgjigjet Diamantit sipas mënyrës së tij duke çuar sfidën në shtesë pas një barazimi spektakolar 2-2. Italia mbetet me 10 vetë 10 minuta para 11-metërshave, pasojë e daljes me karton të kuq të Montolivos. Gjithsesi dalja e tij nuk ndikon nga goditjet nga pika e bardhë, ku Buffon arrin të presë plot tre herë duke çuar Italinë në vendin e tretë të Kupës së Konfederatave.