Barcelona nis sulmin për Thiago Silvën dhe Julio Sesar
Barcelona pasi ka siguruar sulmin kërkon që në këtë merkato verore të sigurojë përfundimishtë edhe dy repartet e prapavijës, siç janë mbrojtja dhe porta. Katalanasit prej shumë kohësh janë vënë në kërkim të një mbrojtësi ndërsa më i preferuari i teknikut Villanova mbetet qendërmbrojtësi Brazilian te PSG, Tiago Silva. Sipas raportimeve të fundit nga Spanja bëhet e ditur se drejtori teknik i Barcelonës, Raul Sanllehi, ka zhvilluar një takim sekret me mbrojtësin e kombëtares së Seleçaos, Tiago Silva.Drejtuesi nuk ishte në Brazil thjesht për të parë finalen e Kupës së Konfederatave mes Brazilit dhe Spanjës, por më shumë për të takuar personalisht mbrojtësin e talentuar, Thiago Silvan, dhe agjentin e lojtarit. Objektivi i drejtuesit të katalanasve është të përshpejtojë tratativën për blerjen e mbrojtësit i cili shihet si objektivi madhor i kësaj merkato verore. Detajet e këtij takimi nuk janë akoma të qartë por në orët e ardhshme pritet të mësohet gjithçka rreth këtij transferimi që për shumë veta duket shumë i vështirë duke parë pretendimet e sheikëve të PSG.Përsa i përket sigurimit të një portiere, së fundmi në kampionatin e katalanasve është shfaqur një emër shumë i njohur. Bëhet fjalë për gardianin e kombëtares së Brazilit, Hulio Sezar, i cili ishte edhe më i miri në Kupën e Konfederatave. Edhe pse flitej për një kalim të tij në radhët e Arsenal, mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ish portieri i Interit është shumë pranë një kalimi te skuadra e Barcelonës. Çmimi i kartonit të tij prej 3 milion eurove është i përballueshëm për Barcelonën, e cila thuhet se do të blejë Julio Cesar. Afrimin e tij te kjo skuadër do ta ndihmojë më shumë për tu përshtatur edhe prania e dyshes Neymar dhe Dani Alves. Nëse i shtojmë këtu edhe Tiago Silvën atëherë armata braziliane nën urdhërat e Tito Vilanovës do të bëhet më e madhe.