Milan tërheq El Sharawyn nga merkato

Edhe pse flitej se për një largim të mundshëm, dashuria mes Milan dhe El Sharauit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhëshme.Historia e dashurisë mes kuqezinjve dhe "Faraonit" nuk mund të ishte një nga ato me fund të shpejtë, pasojë e një lidhje të ngushtë të futbollistit me fanellën kuqezi por dhe e dëshirës së Milanit për ta përkëdhelur, që në momentin e parë kur e afroi nga skuadra e Padovës, kur sulmuesi ishte pothuajse një i panjohur. Adriano Galliani dhe klubi milanez vendosën t'i japin fund njëherë e mirë zërave që e shikonin El Sharay-n larg "San Siros" dhe me një tjetër fanellë të ndryshme nga ajo kuqezi për sezonin e ri, duke e konfirmuar talentin e tyre si pjesë të skuadrës edhe për të ardhmen.Gjithëçka u arrit pas një takimi kokë më kokë mes lojtarit dhe administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galiani në selinë e klubit, ku ranë dakort që 21 vjeçari të qëndrojë me kuqezinjtë duke e larguar përfundimisht talentin e futbollit italian nga merkato.Sipas mediave italiane bëhet e ditur se edhe vetë sulmuesi ka shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin duke theksuar se e vetmja skuadër ku dëshiron të luajë është Milani. El Sharay gjendet te Milan që prej Qershorit të vitit 2011 dhe në 59 ndeshje me fanellën kuqezi ka shënuar në total 23 gola, 19 prej të cilëve në sezonin  e fundit.Pas shumë aludimesh duket se ka marrë fund një herë e mirë çështja e një largimi të mundshëm të El Sharauit nga klubi kuqezi. Edhe pse Faraoni nuk bëri një paraqitje të mirë në fazën e dytë të sezonit 2012/2013, ai sërish mbetet një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës së Milanit që premton shumë edhe për të ardhmen e këtij ekipi, që në vitet e fundit e ka bazuar filozofinë e ndërtimit të skuadrës tek talentet e rinjë.