Neymar, lojtari më i mirë i Kupës së Konfederatave
Pas finales së Kupës së Konfederatave e cila u fitua nga Brazili 3:0 u ndanë edhe çmimet individuale. Talenti brazilian Neymar u zgjodh si lojtari më i mirë i këtij evenimenti. Blerja më e bujshme e katalanasve në këtë merkato verore tregojë përgjatë gjithë kompeticionit vlera të mëdha duke u bërë lider I Seleças edhe pse në një moshë shumë pë re.Me golat e tij, spektaklin e dhuruar dhe dhe marrjen e përgjegjësisë për të udhëhequr kombëtaren e tij drejt trofeut Neymar ka treguar pjekurinë si lojtar duke bërë që trofeu i lojtarit më të mirë ti shkojë pikërisht atij. Në vendin e dytë u rendit spanjolli Andres Iniesta ndërsa në vendin e tretë u rendit braziliani tjetër Paulinjo.Çmimin e golashënuesit më të mirë e fitoi Fernando Torres i Spanjës me 5 gola. Po aq gola ka realizuar edhe sulmuesi brazilian Fred, i cili megjithatë përfundoi në vendin e dytë, kurse Neymar e mbylli listen e fituesve me 4 gola të shënuar duke marrë edhe një tjetër trofe në këtë event futbollistik.Për sa i përket Portierëve, Gardiani Hulio Sezar, u cilësua si portieri më mirë i këtij kompeticioni. Veterani Brazilian ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në të gjitha ndeshjet duke qenë një shtyllë kryesore e ekipit të drejtuar nga Felipe Skolari.Ajo që vihet re në dhënien e këtyre çmimeve është fakti se shihet qartë një dominim i lojtarëve brazilian të cilët arritën të bënin për vete edhe Kupën e Konfederatave.