Moto GP, Valentino Rossi rikthet te fitorja

Më në fund pas shumë garash në hije 9 herë kampioni i botës Valentino Rossi rikthehet te fitorja në Moto GP. 34-vjeçari italian e bën këtë në një ndër pistat më të vjetra e më të bukura të kampionatit, pikërisht në cirkuitin e Assen-it.Në Katedralen e Shpejtësisë, apo Universitetin e Motociklizmit Doktori startoi në pozicionin e katërt dhe që në fillim zhvilloi një garë në sulm, duke kaluar fillimisht gjermanin Stefan Bradël. Gjatë garës, Valentino e parakaloi  20-vjeçarin Markez që në xhiron e 4, ndërsa spanjollin tjetër të Hondas, Dani Pedrosa, në xhiron e 6.Në vazhdim Rossi ju imponoi ndjekësve një ritëm të papërballueshëm duke kaluar vijën e finishit me një avantazh të konsideruseshe kundrejt Marquezqë u rendit i dyti. Ky është suksesi i 80 për të në Klasin Mbretëror dhe i 106 në karrierë, por mbi të gjitha triumfi i 8 në Holandë për Doktorin, që rikthehet te fitorja pas afro 2 vjet e gjysem, që nga gara e tetorit të 2010 në Malajzi.Fituesi i dytë i madh i ditës është padyshim Horge Lorenco. Kampioni i botës në fuqi as që duhej të ishte në garë, pas dëmtimit që pësoi në klavikulën e majtë në provat e ditës së enjte, megjithatë numri 99 fillimisht provoi në në nxemje dhe më pas mori të drejtën nga doktorët për të garuar. Ishte një garë vërtet heroike e Lorenzo-s, që u nis nga vendi i 12, për shkak të kohës së tij në provat e lira.Interesant është fakti se 26-vjeçari nga Majorka u fut midis 5 të parëve pas vetëm 2 xhirove. Në fund Horge është autor i një arritje historike, teksa arrin ta mbyllë fundjavën në vendin e pestë vetëm 36 orë pas operacionit në Barcelonë, duke humbur kështu thjeshtë 2 pikë kundrejt kryesuesit të kampionatit Dani Pedrosa.Numri 26 i Honda-s e humbi pozicionin e dytë 8 xhiro para fundit, nga Mark Marquez. Pedrosa pësoi një tjetër parakalim pikërisht në fund të gares nga Krutçlou duke humbur kështu edhe vendin në podium. Renditjen e përgjithshme vazhdon ta kryesojë Pedrosa me 136 pikë, 9 më tepër sesa Lorenzo, ndërsa i treti në klasifikim është Marquez me 113. Gara e ardhshme do të jetë ajo e çmimit të madh të Gjermanisë, që do të zhvillohet pas dy javësh.