Monako kërkon Machizion dhe Ibrahimoviç

Mesfushori i Juventusit, Klaudio Markizio, është shndërruar në një nga lojtarët më të preferuar të Monakos në këtë merkato verore.Interesimi i "pasanikëve" të klubit të Principatës për mesfushorin bardhezi, vazhdon të rritet nga dita në ditë dhe me të rritet edhe oferta e drejtuesve të kësaj skuadre. I njohur nga tifozët e Zonjës së Vjetër si "Prinçipino", Markizio është gjithnjë e më larg Torinos, pasi Claudio Ranieri nuk heq dorë nga kërkesat e tij për të sjellë 26 vjeçarin në Francë.Mediat franceze dhe konkretisht "L'ekuip", konfirmojnë se presidenti i Monakos  Rybolovlev, ka gati një ofertë prej 36 mln euro për blerjen e kartonit të mesfushorit, i cili është rritur në ambientet e klubit të Juventusit. Oferta e majme e vendosur në pjatë nga drejtuesit e manjatit rus të Monakos, duket se ka tunduar shumë drejtuesit e kampionëve të Italisë të cilët me këto para do të arrinin  goditjet e rradhës, Ogbonna, Jovetic dhe Kolarov dhe njëkohësisht do të zëvendësonin Markizion me njërin mes Kondogbia, Poli ose Matic. Gjithëçka mbetet për tu parë nëse në orët e ardhëshme kjo tratativë do të mbyllet me suskses, pasi në lojë janë një shumë e madhe eurosh prej 36 milionësh.Përveç Markizios, ajo që ka bërë bujë në orët e fundit, është interesimi i klubit të Monakos për sulmuesin e PSG, Zlatan Ibrahimoviç. Ekipi i Principatës me rikthimin në elitën e futbollit transalpine, kërkonë të vihet menjëherë në garë për trofetë më të rëndësishëm, ndaj kërkonë të bëjë bujë që në merkato. Interesimi i fundit për ibrahimoviç, ka bërë që tek tifozët e kësaj skuadre dhe jo vetëm, të lindin iluzone për një sulm ëndrrash të përbërë nga  Ibrahimoviç dhe Falkao. Për ta bërë realitet këtë ëndërr nuk i mungojnë paratë ekipit të manjatit rus Rybolovlev, prandaj dhe mediat franceze raportojnë se ky i fundit i ofron PSG plot 30 mln Euro për kartonin e suedezit. Zlatan nga ana e tij nuk ndihet aspak entuziast pas largimit të Carlo Ancelottit, prandaj mund edhe të largohet duke i dhënë dorë të lirë të famshmit Mino Raiola të negociojë me Monacon për një tjetër lëvizje të bujshme në këtë merkato të çmendur transferimesh.