Brazili triumfon ndaj Spanjës

Brazili ka ndërprerë dominimin e Spanjës në futboll duke u bërë fitues i Kupës së Konfederatave dhe duke triumfuar në finalen e zhvilluar në stadimun legjendar Marakana pikërishtë kundër kombëtares Iberike me rezultatin e paster 3-0.Ashtu siç ishte paralajmruar Futbollistët e Selecaos kanë treguar një nivel të lartë duke arritur ti jepnin fundë së dominimit të kampionëve të Evropës dhe botës dhe duke dëshmuar se futbolli flet akoma gjuhën e  Brazilit.Goli i parë për të besuarit e teknikut Felipe Skolari erdhi në minutën e 2-të kur pas një harkimi të Hulk, Fred nuk gabon para portës duke mposhtur që në aksionin e parë gardianin iberik Kasijas.Të gjendur në disavantazh shumë të shpejtë kombëtarja e Spanjës mundohet të reagojë por nuk ja delë dot dhe një minutë para fundit të pjesës së parë, talenti Neymar shënoi golin e dytë për skuadrën e tij pas një asisiti të mesfushorit të Chelsit Oscar.Pjesa e parë mbyllet me fitoren dhe dominimin e Seleçaos ndërsa edhe pjesa e dytë nis sërish me gol për brazilianët.  Dy protagonistët e golit të parë  Fred dhe Hulk bëhen sërish protagonist të një tjetër goli të shpejtë që në minuten e 47. Ashtu si në pjesën e parë, Fred merr një asist nga Hulk dhe shënoi golin e tretë për skuadrën e tij duke mbyllur kapitullin e kësaj finale.Ajo që vlen të përmendet në minutat e mbetura është një nervozizëm i lartë në radhët e spanjollëve.  Në minutën e 54-të, Sergio Ramos humb një penallti ndërsa në minutën e 68-zë, Pique u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Neymar.Fitorja e sotme, është e katërta e Brazilit në këtë kupë dhe e treta radhazi. Ndërkohë që në ndeshjen për vendin e 3 dhe të 4 Italia ka mundur me penallti skuadrën e Uruguait. Ndryshe nga përballja me Spanjën kësaj radhe fati ishte me Axurrët në gjuajtjen e 11-metarshave gjë e cila u siguroi atyre fitoren dhe medaljen e bronxit në këtë event futbollistik.