Në Chempions Lige, Neftçi Baku - Skënderbeu
Skënderbeu mund të quajë me fat shortin e Ligës së Kampioneve, në turin e dytë paraeliminator të turneut, pasi goglat e shortit i kanë vënë korçarët përballë Neftçi Baku të Azerbajxhanit.Duke pasur parasysh se mund të gjente përballë Sëlltik Gllasgou, Dinamo Zagreb apo Bate Borisov, shorti që u hodh në Nion mund të cilësohet si i favorshëm për kampionët e Shqipërisë, që kanë realisht më shumë shanse se në vitet e kaluara për të kaluar një turn në këtë aktivitet.Kuptohet që teorikisht, Neftçi është një skuadër më e fortë, jo vetëm sepse u shpall kampione e Azerbajxhanit në sezonin e fundit, por edhe për faktin se ka një skuadër shumë të konsoliduar, që arriti të kalonte në fazën e grupeve të Europa League, në sezonin 2012-2013, në një grup me skuadrën e mirënjohur italiane të Interit.Përveç kampionëve të Shqipërisë edhe skuadrat e tjera shqiptare pjesmarrëse në Kupat e Europës, kanë njohur tashmë kundërshtarët e tyre.