Ferati: Ligji duhet të funksionojë edhe në veri
Grupi Punes për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Civil ka vizituar të martën Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës, për t’u njohur më afër me zbatueshmërinë e ligjeve, aktivitetet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo zyrë.Shefja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiç ka thënë se është diskutuar rreth ligjeve të cilat po zbatohen gjatë të gjitha aktiviteteve, si dhe për vështirësitë dhe qëndrimeve që do të ndihmonin aktivitetet e kësaj zyre.“Vërtetë konsideroj se kontaktet dhe komunikimet e këtilla janë më se të nevojshme, në mënyrë që ne të jemi sa më efikas, parasëgjithash që në mënyrë sa më efikase dhe transparente të ofrojmë shërbime për qytetarët e Mitrovicës veriore”, ka thënë Hoxhiç.Ndërsa Sadri Ferati, deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se Grupi Punues u bind edhe njëherë se themelimi dhe funksionimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë pjesë është me prioritet të veçantë dhe vendimtar për një progres në të ardhmen.