OKB: Hapat konstruktive në dialogun Beograd-Prishtinë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon përshëndeti hapat konstruktive në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe ka shprehur shpresën se kjo do të çonte gradualisht në një normalizim të marrëdhënieve dhe ngritjen e një paqe të qëndrueshme në rajon.Në raportin e tij të zakonshëm tremujor, Ban theksoi se është bërë një progres në dialogun me BE-në si ndërmjetës në periudhën nga 16 korrik-15 tetor.Ai përshëndeti sigurimet e Prishtinës dhe Beogradit sa i përket vullnetit te tyre dhe angazhimit për vazhdimin e angazhimit të fortë në dialog në mënyrë që të zgjidhen çështjet konfliktuale me mjete paqësore, me synim ruajtjen e perspektivës se tyre te përbashkët evropiane - thuhej në raportin e misionit të OKB-së në Kosovë, të lëshuar në faqen e internetit të OKB-së.Gjatë muajve të fundit, ata treguan se të dyja palët janë të gatshëm për të kapërcyer pengesat e shkaktuara nga interpretime të ndryshme të marrëveshjes dhe se ata janë të gatshëm për të lëvizur përpara, ka deklaruar Ban Ki-moon. Ai ka shtuar se hapat konstruktive te zbatuara në këtë periudhë, në aspektin e menaxhimit të kufirit të përbashkët në kalimet administrative dhe bashkëpunimit rajonal, japin shprese për te qene optimistë.Shefi i OKB tha se pas këtyre hapave, si dhe marrëveshjeve aktuale dhe të tjera te arritura gjatë takimeve të mëparshme te arritura me ane te dialogut, duhet të zbatohet plotësisht.Ban tha se ai është në pritje te vazhdimit te dialogut dhe se ai shpreson se do të krijohen stimuj për Beogradin dhe Prishtinën që të lëvizin në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve gradualisht dhe ngritjes se një paqeje të qëndrueshme në rajon.Në raportin që Këshilli i Sigurimit do të diskutojë më 27 nëntor, Ban ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë ishte relativisht e qetë dhe vuri në dukje se disa incidente te sigurisë janë ende duke shkaktuar shqetësim.Sekretari i përgjithshëm i OKB-së fton udhëheqësit e Beogradit dhe Prishtines dhe qeverinë lokale të tregojnë përmbajtje, durim dhe vullnet të mirë të nevojshme për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme.