Deklaratat e Fyles për Maqedoninë, Athina kërkon shpjegime

Athina zyrtare ka reaguar  ashpër ndaj intervistëes së komisionerit për zgjerim ne BE Stefan Fyle, i cili për agjensinë Reuters tha se Maqedonia duhet të fillojë bisedimet me BE-në edhe pa zgjidhur çështjen e emrit.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras ka theksuar se  qeveria greke do të kërkojë analizimin e deklaratave të Fyles."Sigurisht  që ne do të kërkojmë analizimin e të  gjitha faktet  të cilat disponon dhe se në bazë të  asaj ku janë të bazuara konkluzat e tij rreth kësaj çështje", ka theksuar Delavekuras.Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle në një intervistë për Reuters ka theksuar se  Maqedonia mund të nisë negociatat e pranimit me BE-në, vitin e ardhshëm, pa zgjidhur çështjen me Greqinë, për emrin e saj.Fyle tha se  e bazonte këtë qëndrim pikërisht tek shenjat pozitive nga  vendet  që tregojnë për një zgjidhje të mundshme pas fillimit të bisedimeve.Sipas  komisionerit  për zgjerim në BE, Stefan  Fyle  nëse Maqedoninë qëndron  në pritje, rrezikon tensione të rrezikshme etnike mes komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar.