Buxheti grek, Sturnaras: S`do bëhemi kurban
Ndërsa Greqia është në fije të perit dhe nuk ka asgjë të sigurt për vendin e zhytur në recesion për të 5 vit radhazi, ministri i financave ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim."Ne nuk do te bëhemi kurban ashtu siç dëshirojnë disa nga vende të Eurozonës" theksoi Yiannis Stournaras, duke iu përgjigjur kështu zërave për një lojë të Berlinit me shtetin grek."Votimi i anëtarëve në buxhet është një votë besimi për të ardhmen e vendit", deklaroi ministri i Financave Yannis Sturnaras, gjatë prezantimit të tij në kuvend në kuadër të debatit për buxhetin."Kjo është një turp i vërtetë që shteti jonë të bëhet shembull i atyre çka nuk duhet të bëjnë disa vende të tjera të Eurozonës. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të arritur objektivat në kuadër të programit të konsolidimit fiskal në vend, duke u siguruar qëndrimin e vendit në Eurozonë dhe rivendosjen e kredibilitetit të saj," tha Sturnaras.Sipas ministrit të Financave, "Buxheti i 2013 shënon vitin e përpjekjeve te madha te qytetarëve grek, në mënyrë qe të kapërcejne situatën e vështirë ekonomike dhe të hapë rrugën për zhvillim të qëndrueshëm, larg nga rreziku i falimentimit të çrregullt dhe margjinalizimit.Ndërkohe mediat gjermane shkruajnë se kësti i radhës për Greqinë do të vonojë, e ndërsa flitet për një mosmarrëveshje mes anëtarëve të Trojkës.