Lunaçek: Serbia nuk mund të anëtarësohet ne BE pa njohjen e Kosovës
"Nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet normalizimi i raporteve, ndërsa Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE, pa njohjen e Kosovës", shprehet për DW Ulrike Lunacek, raportuese e posaçme e Parlamentit Europian për Kosovën.E pyetur mbi dialogun mes kryeministrave Thaci dhe Dacic, ajo tha:"Pres që në këto takime të thuhet qartë se cilët hapa duhen ndërmarrë dhe që palët të saktësojnë se cilët hapa mund të fillojnë t'i realizojnë deri në fund të vitit. Një prej temave që duhet të trajtohet është edhe heqja e strukturave paralele në veri të Kosovës, që është një temë shumë e rëndësishme. Daçic do ta ketë shumë të vështirë, por këto masa janë të domosdoshme për të arritur deri tek zgjidhjet e duhura. Kjo është edhe në interesin e serbëve në Kosovë."Pyetjes se sa e mundur eshte ndarja e Kosoves e kerkuar nga Dacic, Lunacek u shpreh:"Bashkimi Evropian nuk do ta pranojë ndarjen. Ndërkohë që nuk mund ta besoj se Thaçi dhe Daçiç mund të bien dakord për ndarjen e Kosovës. Asnjë njeri në Parlament apo në Bashkimin Evropian nuk është për ndarjen e Kosvoës, apo për kufij të rinj në Ballkan"Sa i takon qendrimit te Serbise ne raport me njohjen e Kosoves dhe kushteve qe duhet te plotesoje per ne BE Lunacek deklaroi:" Ne BE nuk do të anëtarësohet asnjë vend pa definimin e saktë të kufirit. Ndaj Serbia nuk do të anëtarësohet në BE pa njohjen e Kosovës. Unë kërkoj që edhe pesë vendet e tjera të BE-së të njohin Kosovën. Kjo me siguri që do të lehtësonte edhe pozitën e Serbisë. "