Greqi, miratohet buxheti i vitit 2013

Mes protesave dhe zemërimit të grekëve që ka arritur kulmin, ligjvënësit grek kanë  miratuar buxhetin për vitin  2013 që përfshin shkurtime të shpenzimeve. Buxheti u miratua me 167 vota  pro  e ndërsa  128 ishin kundër.Buxheti ishte një para-kusht për në Athinë  i vendosur nga BE dhe FMN-së për të  marrë kredinë e radhës, një kredi e nevojshme për të  shmangur  falimentimit.Votimi vjen  në një kohë kur  ministrat e financave të zonës euro  do të diskutojnë për  krizën greke.Kryeministri grek Antonis Samaras nga parlamenti paralajmëroi liderët e eurozonës se  pa kredi të re, Athina do të shkojë drejt falimentimit.Problemi që ai përballet me është se kredia mund të marrë disa javë kohë, por nga ana tjetër arkat e shtetit grek  janë në limite. Kredia do të duhet të miratohet së pari nga disa parlamente, duke përfshirë edhe parlamentin gjerman.Ekonomia  greke pritet të tkurret  edhe në vitin e ardhshëm  me  4.5% dhe borxhi publik ka të ngjarë të rritet në 189% të GDP-së, pothuajse dyfishin e prodhimit kombëtar të Greqisë.Kreu  bllokut të majtë  Syriza tha se shkurtimet e fundit buxhetore do të bëjnë që grekët të mos përballojnë dot as blerjen e  mallrave thelbësore për  këtë dimër."Kjo është arsyeja pse ne themi që janë të rrezikshme për këtë vend," tha Alexis Tspiras, duke i thënë qeverisë: "Ju jeni të paaftë për të negociuar".Ndërkohë Evangelos Venizelos  kreu i PASOK, pjesë e koalicionit qeverisës, ka paralajmëruar partnerët evropianë se çdo vonesë për kredinë ndah  Greqisë  do të rrezikonte  gjithë eurozonë.Kësti i ardhshëm i kredive për Greqinë është shtyrë për disa muaj, duke u bërë  më shumë  një simbol politike se sa një injektim financiar. Qeveritë e eurozonës  ende nuk kanë vendosur se si ata do të paguajnë për të, e ndërsa  ende shumë pyetje përreth Greqinë dhe strategjisë  së kursimit.