Integrimi, Fyle: Maqedonia mund të nisë vitin e ardhshëm negociatat

Komisioneri për zgjerim në  BE-së Stefan Fule thotë se Maqedonia mund të nisë negociatat e pranimit me BE-në, vitin e ardhshëm, pa zgjidhur çështjen e gjatë me Greqinë, për emrin e saj.Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, komisioneri Fyle e bazon këtë qëndrim pikërisht tek shenjat pozitive nga dy kryeqytetet, që tregojnë për një zgjidhje të mundshme pas fillimit të bisedimeve, dhe që çështja, të mos jetë parakusht.Sipas komisionerit Fyle  të mbash këtë shtet të vogël ballkanik në pritje, rrezikon tensione të rrezikshme etnike mes komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar."Ne besojmë fuqishëm se faza e hershme e procesit të negociatave mund të krijojë një moment të nevojshëm, jo vetëm për ri-aktualizimin por edhe për zgjidhjen e këtij problemi. Themi me plot bindjen, dhe garantojmë .... se mos zgjidhja e çështjes në fazën e hershme do të rezultonte në ngadalësim dhe eventualisht, me bllokimin e procesit të negociatave".Komisioneri  për zgjerim në BE  bëri një lidhje me tensionet e rritura ndëretnike në Maqedoni këtë vit, pikërisht me mungesën e vazhdueshme të progresit në përpjekjet e Shkupit, për t'u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-së, rrugë kjo që mbahet peng nga çështja e emrit.'Mendoj se tensionet mes komuniteteve, janë rezultat i ngecjes së procesit euro-atlantik'-deklaroi Fyle.Komisioneri për zgjerim hodhi poshtë edhe kritikat se Kroacia nuk do të jetë gati t'i bashkohet BE-së sipas planit të parashikuar.