Analfabetizmi në Kosovë në rritje

Kosova vazhdon të mbajë vendin e parë në Evropë për analfabetizmin.   Komiteti për Edukim dhe Arsimim të të rinjve të Kosovës në bashkëpunim me  Këshillin e Rinisë Evropiane të Kosovës, kanë publikuar një raport  ku  sipas tyre  analfabetizmi në Kosovë është mbi 6 për qind, një dukuri  kjo shqetësues e cila është  duke u rritur.Sipas raportit lufta e viteve 1998-99 ka ndikuar në shtimin e kësaj dukurie, ndërsa  përpjekjet e Ministrisë së Arsimit, 10 vjet pas lufte nuk kanë qenë aq të mëdha sa për ta zhdukur këtë dukuri.Një fenomen tjetër që e shton analfabetizmin në Kosovë është edhe varfëria e skajshme, e ndërsa  një fakt shqetësues  ëshë se  një pjesë e nxënësve edhe pse kanë kryer shkollën fillore nuk dinë shkrim dhe lexim.