Greqia fiton kohë, ndihmat në 20 nëntor
Greqia shpëton sërish. Ministrat e financave në Eurozonë kanë rënë dakord të japin Athinës edhe dy vjet kohë deri në vitin 2016, për të përmbushur objektivat e reduktimit të deficitit.Por pavarësisht kohës shtesë të dhënë, ministrat e financave shtynë vendimin për lëvrimin e këstit të fundit të ndihmave. Gjatë diskutimeve u shfaqën dallime në mesin e huadhënësve të Greqisë sa i përket qëndrueshmërisë së borxhit.Dokumenti i përpunuar nga Trojka dhe i miratuar nga ministrat e financave thekoson se rruga e duhur, do të ndihmojë për të moderuar ndikimin e rregullimit fiskal në ekonomi.Kryeministri grek Antonis Samaras ka paralajmëruar se pa fonde të reja Greqia do të falimentojë brenda disa ditësh.Liderët e eurozonës do të takohen përsëri për të diskutuar mbi lëshimin e këstit të fundit të fondeve më 20 nëntor. Ndihma prej 31.5 milionë euro do të duhet të miratohet nga disa parlamentet kombëtare, duke përfshirë edhe të Gjermanisë.Fondet për shtetin helen janë shtyrë, pasi kushtete e vendosura nga trojka ishin miratimi i një buxheti të ashpër për vitin 2013, duke përfshirë shkurtime të mëtejshme të pensioneve dhe pagave. Por ndërkombëtarët i frikësohen një paqëndrueshmërie politike në Greqi që sipas tyre do të rrezikonte programin e shkurtimeveKreu i eurogrupit Zhan Klod Junker, tha se objektivi i ri duhet të jetë në një nivel të përgjithshëm të borxhit prej 120% të PBB-së nga 2022.Por shefja e FMN-së, Christine Lagarde, këmbënguli se data e synuar duhet para 2020, dhe kjo e parashikuar para dhënies së ndihmave.Përveç pasigurisë për të ardhmen e Greqisë mediat flasin edhe për një përplasje mes FMN-së dhe institucioneve të BE për mënyrën e menaxhimit të fondeve.