Davenport:Të largohen strukturat paralele në veri të Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Michael Davenport ka deklaruar në intervistën për gazetën “Politika” se “çështja e ardhmërisë së strukturave ekzistuese në veri të Kosovës lypset të iniciohet nëse duam të shohim përmirësim të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së kryeministri serb Daçiç se Serbia nuk është e gatshme t’i heq të ashtuquajturat institucionet paralele në veri të Kosovës.Ambasadori britanik ka vlerësuar se “edhe Prishtina edhe Beogradi janë angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës”.Sipas tij, “është i mirëseardhur fakti se kryeministri Daçiç dhe kryeministri Thaçi ta riinicojnë dialogun. Deri më tash kanë pasur dy takime konstruktive të kryesuara nga përfaqësuesja e lartë e BE, Catherine Ashton, e ku është biseduar mbi temat e rëndësishme përfshirë edhe financimin transparent të bashkësisë së serbëve të Kosovës dhe mbrojtjen e objekteve kulturore serbe”.Ai ka theksuar se është bërë përparim drejtë zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit dhe grupi i përbashkët punues do ta përgatis studimin fizibilitetit për autostradën ndërmjet Nishit dhe Prishtinës, që do të jetë hap përpara.“Ne presim që dialogu sa më shpejtë të sjell përparim të dukshëm dhe të qëndrueshëm në raportet ndërmjet Serbisë e Kosovës. Dhe më shumë nga kjo, dialogu është mjet për t’u arritur normalizimi i plotë i raporteve, që do t’i mundësojë Serbisë dhe Kosovë për ta vazhduar rrugën drejtë anëtarësimit në BE, ka nënvizuar Davenport.Pyetjes sa është kooperative qeveria aktuale serbe lidhur me Kosovën krahasuar me të kaluarën, diplomati britanik i është përgjigjur se “edhe kjo qeveri si edhe e kaluara, është përkushtuar ta çojë Serbinë drejtë anëtarësimit në BE.“Dhënia e statusit të kandidatit për anëtarësim të Serbisë në mars të vitit 2012 është shprehje e përparimit që e ka shënuar Serbia në zbatimin e reformave por në veçanti ka qenë shprehje e përparimit në dialogun me Kosovën, para se gjithash për shkak të marrëveshjes mbi përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe menaxhimin e integruar të kufirit”, ka thënë Davenport.