Nga Gjilani, për 18 ditë në këmbë drejt Vlorës

Të veshur me veshje kombëtare, me flamurin kombëtar në duar, katër qytetarët Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë.Siç njofton gazeta Express udhëtimi është ndërmarrë në kaudër të 100 vjetorit tëe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Katër shqiptarët e Kosovës, synojnë që në këtë 100 vjetor të përcjellin mesazhin se ne “jemi një”.Ekrem Avdiu, njëri prej udhëtarëve drejt Vlorës, pak para nisjes është shprehur se ky grupi i qytetarëve do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërritur në ditën e caktuar në Vlorën heroike.Qytete që ata do të prekin gjatë udhëtimit të tyre në këmbë janë ; Gjilan, Ferizaj, Shtime, Suharekë, Prizren, Morinë, Kukës, Rrëshen, Milot, Fushëkrujë, Vorë, Durrës, Kavajë, Fier dhe Vlorë.