Shpërthim në veri të Mitrovicës, s`ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2012, 10:03
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në Lagjen e Doktorëve në veri të Mitrovicës.Një granatë dore ka shpërthyer duke dëmtuar disa automjete të parkuara por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.Ngjarja është konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.Sipas tij, nuk dihen ende autorët si dhe motivet e ngjarjes, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Lagjia e Doktorëve është zonë e banuar me popullsi të ndryshme, ndërsa shpërthimi ka ndodhur afër një ndërtese të banuar kryesisht me serbë.