Kosova, "kryekushti" i BE-së për Serbinë

Bashkimi Evropian ka përcaktuar tre kushte për Serbinë, në rrugën e saj drejt marrjes së datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.E para ka të bëjë me bisedimet me Prishtinën, ndërsa dy të tjerat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme të Serbisë, ai ajo për buxhetin dhe lirinë e mediave dhe të institucioneve të pavarura. Këto bëhen të ditura në një shkrim të gazetës serbe, Danas.Gazeta duke cituar burimet e saj, thotë se çështja e Kosovës është prioritet për BE-në.Në këtë kuadër thuhet se takimi i parë i kryeminstrit serb, Ivica Daçiç me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “shumë pozitiv” dhe tani priten rezultatet e para.Në rezultate, siç shkruan gazeta, nënkuptohet, zbatimi i marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) dhe shpërbërja e stukturave paralele serbe në veriun e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.Në muajin dhejtor është parashikuar një takim tjetër mes dy kryeministrave nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.Deri më tani, Thaçi dhe Daçiç janë takuar dy herë. Takimi i javës së kaluar është vlerësuar të ketë qenë konstruktiv.