Anëtarësimi në BE, Beogradi kërkon datë në dhjetor

Beogradi këmbëngul që në dhjetor të marrë  datën e fillimit të negociatave për anëtarësimin në BE, dhe për këtë duket se po përdor dialogun me Kosovën.Kryeministri  serb Ivica Daçiç ka thënë se takimi i ardhshëm me kryeministrin kosovar Hashim Thaçin  duhet të mbahet në pjesën e parë të dhjetorit."Takimi duhet të mbahet para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian", ka thënë Daçiç, duke shtuar se kjo do të mund të jetë para ose pas 10 dhjetorit, po gjithsesi se në pjesën e parë të muajit të ardhshëm.Takimi i fundit ndërmjet  dy kryeministrave   u zhvillua më 7 nëntor në Bruksel, e ndërsa të dy palët e cilësuan atë si takim konstruktiv.Gjatë këtij takimi  u theksuaa  se në dhjetor do të mund të nisë  zbatimi i marrëveshjeve  për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit.Daçiç ka thënë për mediat serbe se zbatimi i kësaj marrëveshjeje është i vështirë, por Beogradi është i  detyruar t'i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria e kaluar.