Pajtiç: Vojvodina ekziston si shtet, Serbia ta njohë

Serbia duhet të respektojë faktin se Vojvodina ekziston”. Kështu është shprehur për gazetën Dnevnik të Novi Sadit kryeministri i Vojvodinës, Bojan Pajtiç i cili ka theksuar se kërkesat ekstreme për ta eliminuar këtë krahinë mund të shkaktojnë kërkesa të tjera, si ajo për pavarësinë e saj.Duke folur për një fushatë të nisur nga lëvizja nacionaliste Dveri, për t’ia marrë autonominë Vojvodinës, Pajtiq tha se mesazhe të tilla dhe grupet politike nuk kanë ndikim të madh në publik, por i kontribuojnë një atmosfere mosbesimi në vend, e cila mund të rezultojë me ide të fuqishme për pavarësinë, që sipas tij, do të ishte një “reagim thjesht i natyrshëm”.Pajtiç tha se kriza e madhe ekonomike ka prodhuar krahun ekstrem të djathtë.Ai rikujtoi vlerësimet e zyrtarëve evropianë se si shtet, Serbia ka si detyrim që të respektojë rregullat dhe Kushtetutën e saj.