Daçiç: IBM-ja jo e përshtatshme për Serbinë, por duhet ta zbatojmë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se marrëveshja për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) me Prishtinën është e papërshtatshme për Serbinë por qeveria duhet ta zgjidhë atë me sa më pak dëme.“Kosova po rrëshqet nga pavarësia dhe në këtë arsye këmbëngulim, që çështja e statusit të zgjidhet sa më parë, pra edhe kjo marrëveshje jo e mirë për integrimin e kufirit, duhet të zgjidhet me sa më pak dëme”, ka thënë kryeministri Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë.Kosova ka zgjidhur statusin e saj në vitin 2008, me shpalljen e pavarësisë, e cila u njoh nga më shumë se 90 shtete. Sot është anëtare e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore por kryeministri Daçiç ka ripërsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.“Në vend që të tjerët të vendosim për Kosovën do të jemi ne që të vendosim për të. Gjithnjë kemi humbur, nuk e kemi të lehtë, por tani na duhet një politikë e mençur dhe e matur”, ka thënë Daçiç.Serbia dhe Kosova, përmes kryeministrave të tyre, Daçiç dhe Hashim Thaçi, po zhvillojnë bisedime nën ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.