Dita e genocidit, brenga çame ndalet në Qafë-Botë
Komuniteti çam përkujton sot genocidin grek i cili ka ndodhur në 27 qershor 1944, por që këtë vit për arsye të zgjedhjeve të 23 qershorit është menduar të mbahet sot.Qindra çamë janë nisur drejt Qafë Botës për të përkujtuar genocidin e ashpër grek ndaj çamëve, të cilët u dëbuan me forcë nga tokat dhe banesat e tyre.Nëpërmjet këtij organizimi çamët kujtojnë ditët e karvaneve të gjata të marshimit drejt veriut të Shqipërisë për strehim dhe mbrojtje nga gencodici i grekëve.Gjatë genocidit të çamëve u shënuan 2900 viktima të cilët humbën jetën nga të pangrënët dhe udhëtimet e lodhshme e të gjata, ndërkohë që në kujtim të tyre është ngritur edhe një monument ku përkujtohen të gjithë ata që humbën jetën gjatë dëbimit.Në këtë tubim do të jenë edhe eksponentë të PDIU-së, partia e cila mbron me forcë kauzën çame, e cila asnjëherë nuk është fshirë nga memoria historike.