Sequi: Nuk është vonë për plotësimin e KQZ-së
Ndërsa kanë mbetur katër ditë nga dita e zgjedhjeve, ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka bërë apel për plotësimin e KQZ-së.Në një prononcim për mediat pas takimit me kryetaren e KQZ-së Lefteri Lleshi, ambasadori Sequi theksoi se nuk është tepër vonë për konstituimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve."Sa i përket KQZ-së ky është një shqetësim për ne sepse KQZ-ja duhet të ketë 7 anëtarë dhe ka disa vendimi që duhet të merren me një mazhorancë prej 5 votash. Kështu që ajo që presin ne është që liderët politikë ta bëjnë KQZ-në operacionalisht funksionale dhe ta plotësojnë atë. Për mendimin tim nuk është asnjëherë tepër vonë për të siguruar që KQZ-në është plotësisht e formuar. Dhe natyrisht kjo është një çështje që është e lidhur edhe me besimin që kanë zgjedhësit tek procesi dhe këtu përfshihen edhe roli i liderëve politikë që të sigurojnë dy gjëra. Së pari që zgjedhësit të kenë besim tek procesi dhe ta pranojnë rezultatin dhe të kenë respekt për këtë rezultat. Ndaj të njëjtin mendim me Reeker, se ne si BE jemi në dakordësi të plotë me SHBA për procesin zgjedhor dhe zgjedhjet. Kjo është tepër e rëndësishme, pasi zgjedhjet janë të rëndësishme për institucionet demokratike të vendit, janë test për të, për ecurinë apo progresin drejt BE” tha Sequi.Gjithashtu ambasadori u shpreh se zhvillimi i zgjedhjeve sipas standarteve ndërkombëtare është me rëndësi për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian."Zgjedhjet me standarte janë të rëndësishme për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, dhe kjo është gjë që është përsëritur shpesh herë. Ne kemi theksuar se një çështje tjetër që është e qartë për të gjithë është se një vend që aspiron të bëhet anëtare e BE-së duhet të ketë zgjedhje në përputhje me standarte ndërkombëtare. Kjo është arsyeja që ne e monitorojmë nga afër procesin dhe këtë monitorim e bëjmë në 2 mënyra. Unë dhe kolegët e mi do të dalim që të vëzhgojmë dy moment të rëndësishme, procesin e votimit si dhe atë të numërimit të votave” tha ambasadori.Gjithashtu amabsadori Sequi bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje duke rikujtuar sërish se BE është duke e monitoruar procesin.“Mesazhi është votoni, shprehni qartë detyrimin dhe të drejtën tuaj. Ne po e monitorojmë procesin nga shumë afër, ashtu si do e shihni edhe në ditët në vijim” tha ai.