Kush nuk e do Doktorin
Të mos e duash, ta refuzosh, ta urresh Doktorin, që është më pasionanti, më energjiku, më i vullnetshmi, më efikasi, ndër shqiptarët, është një çmenduri e panjohur dhe e paklasifikuar nga Mjeksia dhe nga çdo shkencë tjetër.Megjithatë doktorofobët tanë ekzistojnë. Janë ata që rrojnë vetëm për të ngrënë dhe për tu shumzuar, shqiptarët materialistë, shqiptarët e shplarë nga pasionet, nga ndjenjat, shqiptarët e tharë shpirtërisht, shqiptarët e sëmurë pa shërim, që s’ju bën dot derman as ky Doktor dhe asnjë doktor, dhe asnjë ilaç, dhe asnjë kurë.Doktorofobi, është një qënie e ngathët. Që ngrihet në mëngjez duke gromësitur. Që gjatë ditës mendjen e përdor si e si t’ja hedhi tjetrit, që bën çmos të punojë sa më pak, mundësisht aspak, dhe natyrisht, të mos besojë askend, si dhe të mos besohet prej askujt. Doktorofobët njëri-tjetrin vetëm e urrejnë, por edhe kur e duan, e duan instinktivisht, si qeni bushtrën, si derri dosën, si lopi lopën.Në krye të listës së doktorofobëve tanë janë ata gërxhot me kapele Lin Biao që çfaqen në rradhët e para të “Këndeve të Fjalës” së opozitës, ata të murrëtyerit, që kanë vrarë me dorën e vet, që i kanë duart e lyera me gjak. Jo me gjak gjermanësh a italianësh gjatë asaj gjoja luftës. Me gjak shqiptarsh kur menderlufta kishte mbaruar.Menjëherë pas tyre vijnë ata trimat, ata azganat, çunat e oficerave. Aradhet e atyre halabakëve të kudondodhur, nga zyrat e Shoqërisë Civile që i kanë pushtuar të tëra, deri tek blogjet e Internetit, nga fshatrat më të humbur, deri në krye të partive të opozitës. Si dhe nipat dhe mbesat e ish-oficerave me të cilët janë sot plot e përplot rradhët e ngjeshura politike të atyre që ka përballë Doktori.Megjithse jo të pakët në numur, baballarët me duart e përgjakura, plus çunat e oficerave, nuk janë të vetmit doktorofobë.Doktorofobia e sotme shqiptare, kjo kolerë tranzicionale me dëme të pallogaritëshme, në fakt është një ndërkallje e fobive të ndryshme me bartësat e tyre.Tu hedhim një sy.Të parët, dhe më të shumtit, janë antropofobët. Këta janë ata jeta e të cilëve, për shkaqe të ndryshme, si zbatues të rreptë të luftës së klasave, karakterizohet nga frika për të pasur kontakte shoqërore normale njerëzore. Aq aktivë kanë qënë këta lugetër, dhe aq të ndyrë janë këta vazhdues të asaj lufte tani në Liri, sa qefi i tyre i hershëm, i shndrruar tashmë në fobi, është të refuzojnë pa asnjë shkak Doktorin.Pastaj vijnë brotofobët. Brotofobët janë ata që kanë frikë nga zhurmat e mëdha, krismat, bubullimat. Kanë qënë aktivistë të zellshëm të grumbullimeve, aksioneve “vullnetare” të asaj kohe, dhe tani bubullimë e frikëshme u duket çdo gjë, edhe e folura e Doktorit.Nuk mbeten mbrapa cinofobët, të frikësuarit nga kafshimi i qenve, domethënë spiunëve të asaj kohe. Prandaj këtyre të gjithë u duken qen që do t’i kafshojë, edhe adhuruesit e shumtë të Doktorit të cilin e bëjnë me faj.Eritrofobët, ata që kanë frikë nga skuqja e fytyrës në publik, janë gjithashtu doktorofobë të mëdhenj. U vjen kjo frikë nga gjithato turpe që kanë bërë. S’u kishte vajtur kurrë në mendje se do vinte një ditë që për turpet do skuqeshin, por ja që ndodhi, dhe fajin kujt mund t’ja hedhin tjetër veç atij që mund të mbajë pafund pesha të tepërta.Doktorofobë të shquar janë edhe ata që kanë frikë nga ujrat, idrofobët. Idrofobët janë ata entuziastët e dikurshëm të hidrocentraleve të mëdhenj. Këtyre bandillëve, në rrethanat e sotme, ekzaltimi i dikurshëm u është bërë pluhur e hi para projekteve hidro-energjitike me përpasa faraonike të Doktorit. Janë këto ndërtime digash ciklopike dhe grumbullime ujrash në sasira astronomike i ka shpënë në doktorofobi’.Një rracë tjetër doktorofobësh janë tafofobët që kanë frikë nga varrosja së gjalli. Janë të afërt të nomenklaturës që kanë frikë nga ndonjë hakmarrje me masakrim kufome, dhe fajin për këtë j’a vënë kot së koti Doktorit.Omofobët, që kanë frikë nga gejtë, mos bëhen gej, ose mos quhen të tillë, janë shumë qesharakë. Edhe e dinë se Doktori s’ka asgjë me gejtë, edhe ja vënë fajin.Por nuk janë aspak qesharakë ofidiofobët, ata që kanë frikë nga gjarpërinjtë, të gjithë u duken gjarpërinj, dhe për këtë j’a vënë fajin atij që më pak se kushdo tjetër ka lidhje me gjarpërinjtë, Doktorit.Të tjerë doktorofobë janë agorafobët, ata që kanë frikë nga hapësirat, sidomos nga vendet me shumë njerëz. Agorafobët, më tepër se të sëmurë, janë viktima të frikës së dikurshme nga grumbullimet kurviste nëpër sheshe. Pra këtyre u vazhdon ajo frikë, të cilën në një farë mënyre u duhet ta konsumojnë, dhe për frikën e tyre, fajin j’a vënë mitingjeve të Doktorit.Ekzistenca e të frikësuarve nga macet, ailurofobëve që e kanë shtrirë fobinë e tyre deri në doktorofobi’, është më se e kuptueshme në një shoqëri ende plot me mace e maçokë e qen e minj.Të tjerë viktima, që fobinë e tyre më se të arësyeshme, atë të frikës nga e vjella, që e ka zanafillën tek qesharakizmi tragjik i diktaturës me të cilin qesharakizëm gjithmonë villnin, janë emetofobët. Që edhe këta, për arësye që ndoshta nuk do njihen kurrë, janë doktorofobë.Tanatofobët janë ata që kanë frikë nga vdekja. Por se çfarë lidhje ka frika e tyre nga vdekja me Doktorin të cilin e bëjnë fajtor mes tjerash edhe për afrimin e plakës me kosore, këtë Zoti e di.Xenofobia dhe xenofobët, ata që kanë frikë nga gjithçka që është e huaj. Ka mbetur kjo fobi’ nga koha kur thuhej se Shqipëria ishte vendi më i begatë, më demokratik, dhe më i bukur i botës. Këta thjesht nuk dinë kujt t’ja shprazin atë inat, dhe i vërsulen, e kujt tjetër veç atij që sipas të gjithë të sëmurëve ka gjithmonë të gjithë fajin, Doktorit.Entomofobët dhe ekuinofobët, respektivisht ata që kanë frikë nga insektet dhe ata që u frikësohen kuajve; nga insektet sepse si insekte jetonin, dhe nga kuajt sepse gjigandë si kuajt insektet propaganda i paraqiste, janë vuajtësa të mëdhenj kafkianë me shpresë të pakët shërimi, aq të sëmurë, saqë jo vetëm prej Doktorit nuk duan të shërohen, por Doktorin e kanë zët.Është më se e kuptueshme frika e musofobëve nga minjtë. Por është krejt e errët çfarë lidhje ka Doktori me minjtë dhe frikën e tyre.Taxofobët janë ata që kanë frikë nga helmimi. Domethënë ata që për shkak të dreqnive që i kurdisnin, dhe i kurdisin, njëri-tjetrit, me zor të madh hanë e me zor të madh pinë nga frika se mos të ngrënën dhe të pirën dikush ua ka hemuar paraprakisht. Edhe këta birbo janë doktorofobë. Për ta gjetur pse-në e doktorofobisë së tyre, s’ka rrugë tjetër veçse të ta thotë vetë ndonjëri prej tyre duke pirë kafe. Mirpo kush e di çfarë mund të ketë brenda në kafe. Kështuqë varu lesht edhe këtyre.Problem më vete janë gerontofobët që i frikëson pleqëria. Këtyre budallenjve, pasi u iku jeta duke i bërë duva kurvit, u duket sikur fajin për shkurtimin e litarit ua ka Doktori.Pra, siç shihet qartë nga shembujt e mësipërm, doktorofobia, apo ndjenja e refuzimit që disa kanë ndaj Doktorit, është punë të sëmurësh, frikacakësh, rrjepacukësh. Po se mos janë vetëm ata. Ka edhe plot të tjerë që nuk e duan Doktorin; Ziliqarët, cmirëzinjtë, maniakët, mitomanët, monomanët, pisanjosët, grykësit, mashtruesit, cingunët, llafazanët, injorantët, pjerdhësit, aestetikët, shkarrashkruesit, si dhe natyrisht hundëqurret, thonjpaprerët, veshkërruajtësit, zhulsat, kokëmorrat, me një fjalë, ata që nuk e duan Doktorin, janë plehrat më të ndyra.Burimi : mapo.al