FRD mbyll fushatën në Elbasan, Topi: Qeveria ka rritur korrupsionin, të largohet

FRD ka mbyllur fushaten ne qytetin Elbasanit në një tubim në sheshin përpara stadiumit të qytetit. Bamir Topi përshëndeti banorët dhe i falenderoi për mbështetjen e gjerë qe kanë shprehur ndaj Frymës se Re Demokratike."Jemi në ditët e fundit të fushatës dhe ajo që konstatohet është se FRD në cdo qytet dhe në cdo komunë ka mbështetësit e saj, prandaj ne kemi besimin e madh se kjo mbështetje do ta coje këtë forcë me përfaqësim në paralament e qeveri” tha ai.Duke folur për keq-qeverisjen e vendit ai tha se “ të gjithë kemi parë tentativat për ta mbajtur shtetin nën kontrollin e një njeriu, institucionet emërohen papërjashtim me 71 vota dhe nga keto vota 5 janë të huazuara nga e majta”.Topi shtoi më tej se "FRD si një forcë e djathtë ka paraqitur programin e saj i cili është i pëlqyer nga qytetaët ambicioz i realizueshëm dhe synon të sjelleë normalitetin politik”.Duke iu referuar raportit të "Freedom House" kryetari Topi tha se parametrat që vijnë nga kjo organizatë ndërkombëtare thonë se qeverisja dhe administrate vuajnë nga sëmundja e korrupsionit me të njëjtat parametra si ne 2005, prandaj, vazhdoi ai, “ju bëj thirrje të përkrahni një parti të re, me profil të ri si FRD sepse vota për FRD eshtë votë për përfaqësim dinjitoz, votë për artikulim të moderuar politik”.