Durrës, 25-vjeçari mbytet në det, punonte në Portin e ri të Peshkimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2013, 13:57
Një 25-vjeçar është mbytur paraditen e sotme në Portin e ri të Peshkimit në Durrës.Viktima është Millan Sinjari nga Shijaku, punojës i firmës Kroate që kryen ndërtimin e portit.Sipas policisë, 25-vjeçari është futur për tu larë por nuk ka mundur dot të dalë nga deti.Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga deti ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.