Manjani:Vendimi i KQZ-së për heqjen e verifikimit të kartave, antiligjor
Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar qeverinë se po tenton të manipulojë zgjedhjet e 23 qershorit.Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani e ka cilësuar si antiligjor vendimin e KQZ për moszbatimin e verifikimit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë, duke e akuzuar këtë institucion, jo vetëm të bërë tërësisht palë të pushtetit, por edhe për shkatërrim të zgjedhjeve.“Kodi i miratuar me konsensus në shtojcën e tij përcakton qartë se në Tiranë do përdorej elektronik për të identifikuar zgjedhësit, KQZ ka dalë haptas mbi kodin zgjedhor, duke urdhëruar zbatimin e të kundërtës, skandali është se kompania garanton në mbledhjen e KQZ se këto pajisje janë të gatshme dhe është plotësisht i mundshëm në qendrat e votimit, kurse KQZ e qeveria nuk janë dakord as me ligjin e as kompaninë”tha Manjani.Sipas tij, janë paguar 2 mln euro për këtë shërbim që nuk do të merret. Ai ka garantuar se komisionerët e LSI janë të gjithë të angazhuar për të garantuar se çdo votë do të numërohet ashtu si është dhënë.Gjithashtu LSI denoncoi ato të cilat i cilësoi si raste terrori në Kukës ndaj përfaqësuesve të saj në këtë qark, duke akuzuar direkt ministrin e Brendshëm Flamur Noka.