Zhduket nga jetimorja 13-vjeçari, stafi i jetimores denoncon në polici

Një i mitur është zhdukur nga shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë. Denoncimi është bërë në policinë e Tiranës nga stafi i jetimores. 13-vjeçari i zhdukur, Mariglen Celiku, rezulton të jetë zhdukur prej disa ditësh.Ai është larguar nga ambjentet e jetimores dhe më pas nuk ka pasur asnjë lajm për të. Kërkimet nuk kanë dhënë rezultat dhe stafi i jetimores është detyruar të njoftojë policinë.Dyshohet që i mituri të jetë larguar me dëshirë.Rasti i 13-vjeçarit është trajtuar dhe në emisionin "Alarm" në Ora News. Gazetarët e emisionit "Alarm" e kanë gjetur disa herë të miturin teksa strehohej rrugëve të kryeqytetit dhe e kanë dërguar pranë jetimores, por sërish ai ka vendosur të largohet.Ndërkaq policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që mund te kenë dijeni për vendndodhjen e 13-vjeçarit të bashkëpunojnë në mënyrë që ta rikthejnë sërish në ambjentet e jetimores.