11-vjeçari vdiq nga mungesa e Dantrolenit, raporti i dytë mjeko-ligjor për Denis Almadhin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2013, 16:05
Vdekja e 11-vjeçarit Denis Almadhi ka ardhur si pasojë e mungesës së ilacit të njohur me emrin "dantrolen".Ky është rezultati përfundimtar i ekspertizës mjeko-ligjore në një raport të dytë të saj për këtë rast që tronditi mbarë opinionin publik, ku një fëmijë humbi jetën pas një operacioni plastik në sy, vetëm për shkak të mungesës së një ilaçi.Ekspertiza e dytë mjeko-ligjore konfirmon se "mungesa e këtij medikamenti i ka shkaktuar temperaturë fëmijës duke i sjellë vdekjen”.Denis Almadhi u nda nga jeta pas një operacioni në qepallat e syrit, ndërhyrje në të cilën asistuan edhe mjekë të huaj nga Irlanda. Familjarët e tij denoncuan mjekët në prokurori dhe kërkuan që mjekët të vihen para përgjegjësisë.