Kukës, ndalohet nga policia babai i kryetarit të QV në Shishtavec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2013, 12:00
Një person është arrestuar nga policia e Kukësit pasi akuzohet se ka blerë vota në favor të Partisë Socialiste.Hazir Kallabaku, babai i një prej komisionerëve të PS-së në komunën Shishtavec është është shoqëruar në komisariatin e Kukësit pas dyshimeve se ka shpërndarë para në këmbim të votave.Sipas informacioneve, i moshuari Hazir Kallabaku ndodhet në ambjentet e drejtorisë së policisë së Kukësit ku po merret në pyetje oficerët e policisë.Ndërkohë policia nuk është shprehur zyrtarisht në lidhje me ndalimin e Hazir Kallabakut.