Merr flakë në automjet në Tiranë, s`ka të lënduar

Një automjet mori flakë mesditën e së mërkurës në Tiranë. Ngjarja u rregjistrua në afërsi të Urës së Farkës kur makina tip Benz me targa të kryeqytetit mori flakë në lëvizje e sipër.Burime pranë policisë së kryeqytetit bënë me dije se ngjarja është aksidentale ndërsa shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë rrjedhja e benzinës e cila në kontakt me temperaturat e larta ka bërë që të përfshihet nga flakët.Fatmirësisht nga ngjarja nuk mbeti asnjë person i plagosur ndërsa automjeti u shkrumbua plotësisht.Në mjet udhëtonin dy persona por në moment drejtuesi i mjetit ka kuptuar se dicka nuk shkonte ne makinë dhë është larguar menjherë nga makina,duke shmangur kështu pasoja më të rënda.