Rama: "Kurbani" është e vërteta ime
Libri "Kurban", i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama përkthehet edhe në gjuhën turke.Me këtë rast, kryesocialisti Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku ka shprehur kënaqësinë që krijimi i tij sot lexohet edhe në dy gjuhë të tjera ndërsa ka rrëfyer se libri “Kurban” është e vërteta e jetës së tij.“Kam qenë i vërtetë me njerëzit me veten, të vërtetën njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe , dhe kjo është e vërteta ime, për të tjerë ka një të vërtetë tjetër por unë flas të vërtetën time” tha Rama.Rama për koalicionin me LSI-nëNdërsa i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me fushatën zgjedhore, Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë mungesë bashkëpunimi mes PS-së dhe LSI-së"Kemi dalë bashkë të gjithë ku kemi bërë një konventë pikërisht për koalicionin por mënyra se si është i ndërtuar sistemi në Shqipëri është i tillë që nuk e kërkon fushatën e përbashkët por atë të ndarë që të gjitha forcat marrin të gjitha votat më vete por të gjitha ato shkojnë në të njëjtën anë. Kjo është një strategji e hartuar bashkarisht dhe sipas saj ne jemi secili në pjesën e vetë" tha Rama.Hetimi për foton me Obamën, Rama: Strategji për të përbaltur opozitënI pyetur në lidhje me nisjen e një hetimi në kongresin amerikan për foton e tij me presidentin Barack Obama, Rama është shprehur se kjo është një strategji për të përbaltur opozitën."Këto janë paratë e shqiptarëve që shpenzohen për të kundërtën e arsyes që përse është firmosur kontrata e qeverisë me agjensitë e lobimit. Është një strategji shumë e ndryrë për të përbaltuar opozitën. Të takohesh me presidentin e Amerikës nuk është si të takoshesh më këdoqoftë dhe nuk është si kryeministri i cili takon Nastradinin. Pyeteni Saliun se kush është Nastradini, ai i vërteti jo i përrallave” tha Rama.