Berisha: Rama kërkon të marrë monopolet e ushqimeve

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot rrugën Miras-Bilisht në qarkun e KorçësNë fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi mbështetje të plotë për fermerët, duke kërkuar prej tyre të votojnë për të mbrojtur prodhimin dhe djersën e tyre.Ai ka akuzuar Ramën se kërkon të marrë monopolet e ushqimeve me heqjen e TVSH-së së tyre.“Me heqjen e TVSH për ushqimet ai do të marrë  monopolet, kjo është ëndrra e tyre mbi monopolet e ushqimeve, asnjë vend nuk mund të ketë një ekonomi të qëndrueshme pa prodhim, prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit ekonomik, e mirëqenies, zotëria nuk mendon. Ku ka këtu një pëllëmbë tokë pa punuar, katër herë është rritur sipërfaqja e tokës së punuar këtyre viteve, ju ftoj ju fermerëve të Devollit dhe mbarë Shqipërisë, të mendoni mirë të dy politikat, pastaj të votoni” tha Berisha.Kryeministri ripërsëriti premtimet për rritje të rrogave dhe pensioneve dhe trefishim të granteve për fermerët.“Politika jonë është rritje rrogash 700 dollarë, pensionet tuaja 150 dollarë, rrogë minimale 350 dollarë, sepse qytetarët duhet të kenë fuqi blerëse dhe ne ua krijojmë këtë mundësi, votoni për të mbrojtur djersën tuaj, të prodhoni gjithnjë më shumë e jo t’u konkurrojë qumështi i lopëve me 3 euro në ditë për kokë lope, ata që hedhin farën e grurit me avion, ne u mbrojmë” shtoi kryeministri.Berisha: Punsësimi, shtyllaa kryesore e programit tonë