Durrës, makina përplaset me lokalin, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e 20-vjeçari dhe plagosjen e 3 të rinjve të tjera ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 pranë urës së fshatit Shkafanë në Ishëm ku mjeti me targa targa TR 5959 L ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal.Për pasojë ka humbur jetën 20-vjeçari Orjan Avdia dhe janë plagosur shtetasit Rejan Dervishaj, 19 vjec; Kristjan Karapanxha, 20 vjec dhe Enea Kollgjeri, 18 vjec, të cilet morën ndihmën e parë në Manzë dhe po nisen drejt Spitalit të Durrësit.Paraprakisht tre të plagosurit paraqiten jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor i cili po heton rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë rrugor.